Dy fëmijë të mitur kanë humbur për disa orë ditën e sotme, kontaktet me familjarët.
Motër e vëlla, G. Bakollari, 7 vjeçe dhe G. Bakollari, 4 vjeç, që prej mëngjesit nuk po gjendeshin nga familjarët.
Pasi kanë kërkuar në vende të shumta, ata kanë njoftuar policinë.
Pas lajmërimit pranë komisariatit të Pogradec, forcat e policisë kanë mundur ti gjejnë të miturit në një tentativë për të hyrë në liqen, ku mund të humbin jetën.
Fatmirësisht atyre nuk u ka ndodhur asnjë gjë dhe janë gjetur rreth orës 13:00 të drekës.
Pas gjetjes, fëmijët i janë dorëzuar familjes së tyre.