HomeAktualitetShqiptari i parë që do shkojë në Mars: Si më përzgjodhi NASA...

Shqiptari i parë që do shkojë në Mars: Si më përzgjodhi NASA mes 12 milionë njerëzve! Do nisemi në vitin…

spot_img

Bennet Nura, nga Kosova është vetëm 19 vjeç. Ai prej tre vitesh jetën në Holande, ku vazhdon studimet për shkenca kompjuterike.

Emri i Bennetit do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët, pasi ai do të jetë shqiptari i parë që do të shkojë në planetin mars.

Gazetarja R.Muça: Bennet, do të bësh një udhëtim të pazakonte jevetëm 19 vjeç dhe je përzgjedhur nga NASA për të shkuar në planetin Mars. Kjo përzgjedhje u bë në mesin e 12 milion njerëzve që aplikuan për të shkuar në këtë planet. Ti aplikove? Përse u përzgjodhe ti

Bennet: Unë aplikova tek website i Nasas, dhashë të dhënat e mia si emri dhe shkollimi e më pas u përzgjodha në mesin e 12 milion njerëzve, gjithsej do të shkojmë në Mars 100 mijë persona.

Gazetarja R.Muça: Si u bë përzgjedhja, a duhej të plotësoje ndonjë kriter të Nasas?

Bennet: Duhet të jesh i interesuar për shkencën dhe të kesh përfunduar klasën e pestë për shkencë.

Gazetarja R.Muça:  Kur është parashikuar që të bëhet ky udhëtim?

Bennet: Njerëzit e parë do të shkojnë në 2026, më pas do të shkojmë të gjithë ne që jemi përzgjedhur.

Gazetarja R.Muça: Përse po bëhet ky udhëtim për në Mars?

Bennet: Ky udhëtim do të bëhet për të gjetur jetë, ose ujë në atë planet. Me pas ne njerëzit mund të shkojmë atje.

Gazetarja R.Muça: Sa do të zgjasë ky udhëtim?

Bennet:  Nga Toka në Mars do të duhen 7 muaj. Unë jam shumë i interesuar për shkencën dhe më vjen mirë që mund të bëj diçka për të tani. /Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular