BallinaAktualitetMjegulla ‘pushton’ Shqipërinë, 5 qytete mbulohen nga një ‘perde e zymtë’, frikë...

Mjegulla ‘pushton’ Shqipërinë, 5 qytete mbulohen nga një ‘perde e zymtë’, frikë te qytetarët

Një mjegull e dendur ‘ka pushtuar’ disa qytete të Shqipërisë dhe ka krijuar frikë tek qytetarët.

Qyteti i Lezhës është përfshirë nga një mjegull e dendur gjatë mbrëmjes së sotme, e cila është krijuar në mënyrë të shpejtë dhe ka befasuar qytetarët. Mjegulla ka nisur rreth orës 19:00, duke krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale.

Burime nga terreni atje thonë se kjo lloj mjegulle nuk është parë ndonjëherë në qytet. Pas Lezhës, edhe qyteti i Durrësit është përfshirë nga mjegulla e dendur mbrëmjen e sotme.

Mjegulla ka mbuluar qytetin, megjithatë duke qenë në orë policore, fatmirësisht nuk do të ndikojë në vështirësinë e qarkullimit të mjeteve.

Pas Lezhës dhe Durrësit, mjegulla e dendur ka mbuluar edhe Fierin. Një fenomen i tillë kishte kohë që nuk ndodhte në qytet. Mjegulla ka pushtuar edhe zonen fushore te Kurbinit, ndërsa ne aksin e autostradës Milot- Thumanë, mjetet qarkullojnë me veshtirësi.

Screenshot_12.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular