Nga Bujar Leskaj
Zhvillova dy takime të veçanta me zonjat demokrate të Vlorës dhe në Sarandë.
Falenderim për këto takime të mbushura me shpresë e optimizëm për ndryshimin që po vjen.
Zonjat demokrate janë një prej shtyllave ku do të mbështetet Partia Demokratike në fushatën e saj elektorale, fushatë e cila me pjesëmarrjen e tyre do të jetë plot dinamizëm e qytetari.
Zonjat demokrate janë simbol i qëndresës, energjisë, kulturës e tolerancës, janë garancia e fitores sonë dhe e së ardhmes!
Partia Demokratike në programin e saj ka shumë reforma, të cilat kanë në qendër zonjat dhe rininë për nxitjen e ekonomisë, punësimin, nxitjen e biznesit.
Pikërisht angazhimi përpara zonjave, nënave e motrave vlonjate e sarandiote, është që ekipi i përzgjedhur nga kryetari Basha do të punojë me përulësi, përkushtim dhe se qeveria e re do të jetë shërbestare e popullit.
Me zonjat e qarkut të Vlorës në krah, të gjithë së bashku do t’ia dalim që 25 Prilli të kthehet në një ditë historike për Shqipërinë e shqiptarët.
