BallinaAktualitetTragjike! Kush janë dy vëllezërit që humbën jetën nga koronavirusi brenda 24...

Tragjike! Kush janë dy vëllezërit që humbën jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve

Dy vëllezër nga Mati kanë humbur jetën brenda 24 orëve, si pasojë e koronavirusit. Fatmir dhe Luan Domi, përkatësisht 60 dhe 55 vjeç, nuk e fituan dot betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa u ndanë nga jeta njëri pas tjetrit.

Lajmi bëhet i ditur nga djali i njërit prej viktimave, i cili pasi lajmëroi fillimisht vdekjen e xhaxhait një ditë më parë, ndërsa sot lajmëroi edhe vdekjen e babait.

“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.

Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi.

“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”. 

E trishtë! Kush janë dy vëllezërit nga Mati që

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular