BallinaKronikeDy aksidente në Tiranë i marrin jetën të rinjve/ Djali humbi jetën...

Dy aksidente në Tiranë i marrin jetën të rinjve/ Djali humbi jetën në spital, vajza vdiq në vend

Dy persona humbën jetën në dy aksidente të ndryshme ditën e djeshme në Tiranë.

Policia bën me dije se një femër humbi jetën në vend pasi u aksidentua nga një makinë.

Sakaq, një djalë humbi jetën në spital pasi u përplas nga një ‘Benz’ në autostradën Tiranë-Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P. Rr., 43 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Abedin Rexha”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Gj. K ;

A. T., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore të autostradës “Tiranë-Durrës”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi  R. K.,  i cili pas disa orësh, ka humbur jetën në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular