BallinaAktualitetNjoftimi i rëndësishëm/ Shtrëngohen masat për të kaluar në Greqi, nga 1...

Njoftimi i rëndësishëm/ Shtrëngohen masat për të kaluar në Greqi, nga 1 marsi do të..

spot_img
spot_img

Greqia ka shtrënguar sërish masat me Shqipërinë. Mësohet se në Pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga data 1 mars, do të lejohen të kalojnë vetëm 400 qytetarë në ditë.

Nga 700 qytetarë që është edhe norma e vendosur që prej muajit gusht të vitit të shkuar, tashmë shifra e personave që duhet të kalojnë brenda 24 orëve ka shkuar në 400.

Çdo udhëtar, duhet të ketë bërë testin e Covid-19 dhe rezultati duhet të jetë negativ, ndryshe kthehet mbrapsht. Të gjithë personat që do të futen në Greqi nga data 1 mars do të qëndrojnë 15 ditë në karantinë. Ndërsa shoferët bëjnë përjashtim, duke qenë se kryejnë transportin e udhëtareve.

Këto masa të reja futen në fuqi në datën 1 mars dhe do të jenë të vlefshme të paktën deri më datë 6 mars. Më pas pritet njoftimi i radhës për të parë se si do të vijohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular