BallinaAktualitetQepenat mbyllur të bizneseve rrethojnë zyrat e PS/Fotoja që tregon sa për...

Qepenat mbyllur të bizneseve rrethojnë zyrat e PS/Fotoja që tregon sa për njëmijë fjalë Rilindjen

Një foto e bërë sot paradite në një lagje të Tiranës, tregon shumë, flet sa për 10 fushata, se si është gjendja, si është realiteti dhe ujërat në të cilat noton qeveria.

Në këtë imazh, dallohet se në një rrugicë me dhjetra dyqane, të gjitha janë me qepena të mbyllura, për shkak ose të falimentit ose rënies së konsumit. E vetmja njësi e hapur që shndrit dhe premton, janë dy zyrat elektorale të rilindjes.

Dhe për paradoks, parulla që ulëret aty është, “Shqipëria nuk ndalet”.

S’ka kohë për të humbur”, thotë një tjetër slogan.

Paturpësisht kjo në një rrugë, ku Shqipëria është ndalur pasi dyqanet janë mbyllur, dhe po pushon, pasi ka ngrirë ekonomia, tregtia.

Ky kontrast flet dhe një herë për distancën nga realiteti që ka sot qeverisja që kërkon edhe më shumë pushtet, kërkon edhe 4 vitë të tjera.

Me filozofinë e saj, se; fasada, dukja është gjithçka, ndërsa puna dhe e vërteta, asgjë.

Janë të shumtë gazetarët, opinionistët dhe njerëzit e njohur që i kanë bërë share kësaj fotoje në rrjetet sociale, duke e bërë atë virale./ mapo

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular