BallinaOP EDPafuqia e Ramës për të ndalur kandididimin e krimit në zgjedhje

Pafuqia e Ramës për të ndalur kandididimin e krimit në zgjedhje

Nga Red Varaku

Gati në çdo dalje publike ambasadorja e SHBA dhe ambasadori i BE po i kërkojnë kryeministrit që të mos kandidojë njerëz të botës së krimit ose individë të lidhur me botën e krimit.
Kjo jo vetëm për t’i kujtuar atij angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës shqiptare, përmes aplikimit të reformës zgjedhore si kusht për integrimin, por njëkohësisht për të garantuar opozitën, që zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve të lira është detyrim i tyre si negociatorë te krizës. Për të dhënë llogari për këtë e kanë thirrur dhe në Bruksel këtë të hënë.
Por, kryetari i PS ka vendosur të hyjë në këto zgjedhje, jo vetëm me të njëjtën strategji, por edhe me të njëjtën bandë me të cilat vodhi zgjedhjet e 2017 duke shkelur angazhimin e tij.
Kështu ai ka nisur të riaktivizojë po të njëjtin mekanizëm për manipulimin e zgjedhjeve, për të cilin opozita ndërmori aksionin më të madh opozitar të këtyre 30 viteve, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet.
Përmes kësaj strategjie ai ka vendosur të injorojë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe të refuzojë këshillat e miqve të Shqipërisë, duke marrë kështu mbi shpatulla izolimin nderkombetar dhe koston e bllokimit të integrimit.
Vetëm se kjo qasje që ai po e servir plot arrogancë dhe prepotencë, në të vërtetë është një përpjekje për të kamufluar dobësinë e tij më të madhe, pafuqinë për të ndryshuar ‘aleatët’ e tij të krimit, sepse të gjithë e dimë që pavarësisht propagandës, është pikërisht dështimi me integrimin dhe izolimi i Shqipërisë që do t’i prodhojë një humbje spektakolare të pushtetit.
Po pse është i detyruar të kandidojë kriminelë dhe kasnecë të krimit , pavarësisht paralajmërimeve, kur ai vetë e ka të qartë se kjo do t’i prodhojë humbje dhe dështim?
Arsyeja kryesore është fakti që ai është pafuqishëm që ta ndalë kandidimin e tyre. Ata sot janë hallka kryesore që mban në këmbë PS. Ai nuk mund t’i shkelë pazaret që ka mbyllur me grupet kriminale, sepse kjo do të sillte një disfatë totale të PS, ngaqë sot janë ata që e kontrollojnë PS dhe janë padronë të strukturave të saj.
Pra, edhe pse e ka të qartë fundin e atyre që kanë tentuar ndërprerjen e ëndrrës së shqiptarëve për tu bashkuar me Perëndimin, edhe pse e ka të qartë fundin e atyre që kanë tentuar izolimin e Shqipërisë ,edhe pse e ka të qartë fundin e tradhtarëve të këtij kombi që tentojnë vëllazëri me serbët në kurriz të Kosovës , ai është pafuqishëm që t’i shmanget marrëveshjeve që ka me krimin, të cilin e ka shëndoshur ne poste, tendera dhe para publike, sepse kështu do të ndëshkohej në mënyrë të pashmangshme nga vetë krimi.
Pra, nëse vendos të largojë ata me të cilët vodhi dhe ndau pushtetin, PS do shkërmoqej përfundimisht, sepse lidhja me këtë kategori e ka asgjësuar tërësisht fuqinë politike të strukturave të partisë, sepse janë këta individë që i kanë zëvendësuar këto struktura ,janë këta që kanë emëruar drejtorë apo kanë urdhëruar punësimin e shumë socialistëve dhe për pasojë largimi i tyre do të sillte dhe asgjësimin e strukturës bazë të partisë.
Një arsye tjetër është dhe bjerrja e PS-së. PS është në një krizë të rëndë të burimeve njerëzore dhe po përballet me një braktisje të madhe nga qytetarët shqiptarë, pikërisht për shkak të raporteve të saj me krimin dhe kriminelët.
Të gjithë e dimë që kjo parti sot kontrollohet nga individë që janë aty si përfaqësues të interesave të botës së krimit dhe nuk janë aty si përfaqësues të interesave të qytetarëve. Riciklimi i të njëjtëve individë është drejtpërdrejtë nevoje dhe pasojë e lidhjes biologjike që ka sot kjo parti me krimin e organizuar, ndaj shkëputja nga keta individe shkakton automatikisht vdekje klinike për të .
Në fakt ky është poshtërimi më i madh i PS prej Edi Ramës. Pasi e ka shkatërruar identitetin e saj me lidhjet e tij me krimin, pasi ka fyer dhe larguar të gjithë socialistët e vërtetë , tani ka mbetur vetëm me ata që e shkatërruan atë dhe nuk ka asnjë shans që t’i largojë.
Ndaj, për shkak të pafuqisë për të ndryshuar këtë realitet të rëndë, edhe pse e ka të qartë se me këta individë humbjen e ka të sigurtë, ai do te refuzoje vazhdimisht kinse me arrogancë që të përmbushë detyrimin e moskandidimit të krimit , por jo se nuk do, por nuk mundet, sepse nëse i largon sot, fatura i shkon atij personalisht në të gjitha format.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular