BallinaKryesoreSot sipërmarrës i suksesshëm, zbulohet puna e parë si student e Agron...

Sot sipërmarrës i suksesshëm, zbulohet puna e parë si student e Agron Shehaj

Politikani i djathtë, Agron Shehaj është sot një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë.

Por pakkush e di se ai e nisi gjithçka nga zero duke emigruar me anije në vitin 1991, atëhere kur të gjithë i kishin sytë nga Italia në kërkim të lirisë e një jete më të mirë.

Puna e parë që ka bërë Shehaj kur ishte i ri është puna si kamarier gjatë kohës që ishte student në Francë.

Këtë, drejtuesi politik i PD në Tiranë e ka zbuluar gjatë një takimi në njësinë 7 në Tiranë.

Teksa është ndalur për të parë nga afër situatën e sipërmarrësve të vegjël, në një nga baret e kryeqytetit, Shehaj është ndeshur me një kamarier i cili mesa duket i ka kujtuar veten në rininë e tij.

“A e di që edhe unë kam bërë këtë punë kur kam qenë i ri?” i rrëfen ai natyrshëm duke lënë të kuptohet kështu se ka bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur këtu ku është.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular