Një minator është aksidentuar në një minierë kromi në Bulqizë. Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.