Kandidatët me të kaluar kriminale të zgjedhur nga Edi Rama në zgjedhjet e kaluara janë bërë shqetësim edhe në BE.
Prej kohësh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje për të pasur njerëz të pastër në lista.
Këtë mesazh e dha sot edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit, Z. Josep Borrell.
Borrell në konferencë me Ramën tha se, ‘listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet’.
‘Përpara se të hyjmë në hollësi. Së pari Shqipëria është partner kyç për bashkimin europian. Ajo është 100% në përputhshëri me vendimet e BE për çështjet e sigurisë. Kjo na jep një sinjal të qartë për përkushtimin për anëtarësimin në BE.
Ne do vazhdojmë të ju qëndrojmë në krah në rrugëtimin drejt BE. Ne ju kemi dhënë dhe do vazhdojmë të ju japim mbështetje. Ne e përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara. Ne do të vazhdojmë të përgëzojmë Shqipërinë për rrugëtimin e saj drejt BE.
Në kontekstin në të cilin jemi para zgjedhjeve, ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet.
Sa u përket zgjedhjeve ne kemi edhe një mesazh për partitë politike: Integrimi europian duhet të jetë objektiv i të gjithëve. Polarizimi i skajshëm nuk i shërben vendit pasi pengon ecurinë dhe progresin e vendit.
Ne presim të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur pas miratimit të kuadrit negociues’, tha përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit, Z. Josep Borrell