BallinaKronikeDëshmitari zbulon detaje tronditëse mbi vrasjen e Behar Sofisë: Erdhi me xhup...

Dëshmitari zbulon detaje tronditëse mbi vrasjen e Behar Sofisë: Erdhi me xhup të zi nga Piramida dhe…

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mësuar detaje të reja mbi vrasjen e Behar Sofisë që tronditi Tiranën më 25 shkurt në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, Piramida.

Ndërkohë një dëshmitar me inicialet S.K. që punonte me kohë të pjesshme si shofer i viktimës i tha grupit të hetimit thonë burimet e Top Channel se “gjatë kohës qe ishte me Behar Sofinë ai i ka shprehur shqetësim për një debat përmes telefonit me një sipërmarrës , të cilin me emër nuk e njeh. Po viktima i ka thënë se sipërmarrësi i ka vonuar pagesat për një dyqan që gjendet tek Unaza e re afër Astirit.”

Por gjithashtu bëhet me dije për gazetaren Anila Hoxha se gjatë hetimeve është shoqëruar një person me inicialet M. Elezi, i cili është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Ai kishte karakteristikat e një të dyshuari por ky version ra poshtë thonë burimet e gazetares Hoxha.

Pasi në dëshminë e tij ku ai tregon itenerarin e tij, thotë se: “Atë ditë dola nga shtëpia në orën nëntë , bleva cigare në një dyqan që blej gjithmonë, pas orës 8:39 isha tek lokal B. tek fresku dhe më pas mora autobusin dhe zbrita tek Pazari i ri. Aty tërhoqa ca lekë dhe u nisa me taksi tek Ushtari i panjohur. Sapo hipa në taksi më ndaloi policia dhe më kërkuan që të më shoqëronin se kishte ndodhur një plagosje.”

“Nuk kam kaluar në këtë rrugë dhe s’kam asnjë dijeni mbi ngjarjen”, mësohet se ka thënë më tej i riu.

Ndërkohë që dëshmitari okular A. Pengu ka zbuluar detaje të rëndësishme dhe ka thënë se: Në muajin nëntor 2020 dola për herë të fundit nga burgu, unë vjedh ndonjë gjë, jam edhe përdorues i të gjitha llojrave të drogës . Atë dite dola nga shtëpia pasi u zura me të zotin e shtëpisë mora një torbë me rroba dhe dola. Dola pa ditur as vete ku do shkoja, shkova tek ura poshtë bulevardit për të fshehur torbën me rroba. Në këtë moment një person i vjetër, i veshur me të zeza me kapele , erdhi nga krahu i piramidës dhe befas ndaloi aty poshtë urës.
Aty mori një biçikletë që kishte lenë aty. Ky person ecte me hap të shpejtë
Ishte me xhup te zi dhe kapel të zezë, dhe sec beri një veprim duke ulur kokën dhe me dore a e hoqi maskën a e vuri nuk arrita ta fiksoj këtë veprim.

Pasi mori biçikletën po me ate shpejtësi u ngjit në drejtim të bordurës anësore.

Ndërkohë që gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur edhe dëshminë e personit që e pa për herë të fundit Behar Sofinë

K. Gj kamarier thotë se: Behar Sofia ishte ditën e hënë në kafe i shoqëruar nga një person i moshës 40 vjeç , i shëndoshë, rreth 170 cm . Me të qëndroi gjysëm ore ose një orë. Nuk e njoh këtë person por po ta shoh jam në gjendje ta njoh, pasi ka ardhur dhe më parë në lokal me këtë person

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular