BallinaKronikeE rëndë/Gjendet i pajetë një efektiv policie ne qytetin shqiptar

E rëndë/Gjendet i pajetë një efektiv policie ne qytetin shqiptar

Ditën e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në qytetin e Pejës në Kosovë, ku një efektiv policie është gjetur pa shenja jete.

Lajmi në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Më konkretisht, ai është shprehur se: Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policer është gjetur pa shenja jete. Menjëherë njësitë policorë kanë shkuar në lokacion si dhe janë informuar edhe njësitë e tjera relevante për të kryer procedurat e tjera të nevojshme.

Ndërkohë, Rugova ka shtuar se detaje të tjera lidhur me rastin do të bëhen publike, pasi të përfundojnë procedurat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular