Një tjetër ngjarje e rëndë në minierat e Bulqizës, ku në një prej galerive është plagosur rëndë një minator mesditën e sotme. Mësohet se minatori i plagosur është Agron Gjeta, 55vjeç, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për shkak se në Bulqizë mungojnë mjekët specialistë për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
Minatori i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që ngjarja është duke u hetuar. lidhur me kushtet e sigurisë në pun
Para disa ditësh, një tjetër minator humbi jetën në një nga galeritë private. Ai është minatori Fiqiri Karaj, i cili kishte vetëm pak vjet që e siguronte bukën e gojës nëpër galeritë e nëntokës.
49 vjeçari Fiqiri Karaj ishte kthyer nga emigracioni ne vitin 2014 dhe prej atëherë ndërronte minierat në kërkim të një pune të qëndrueshme deri ditën kur shkelja e rregullave në punë e çoi drejt vdekjes.
Bulqizë/ informacion paraprak
Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.