Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për partitë që të dorëzojnë brenda 8 marsit listat e kandidatëve dhe dokumentacionin e kërkuar.
Në një postim në “Facebook”, Presidenti shkruan se më shumë parti, zgjedhje të ndryshme për qytetarët e kandidatë me integritet të lartë moral, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në zgjedhjet e 25 prillit.
“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.
Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, shkruan Meta.