BallinaKronikeShoferi i dehur shkakton masakër/Pas 18 vjeçarit, humb jetën edhe shoku i...

Shoferi i dehur shkakton masakër/Pas 18 vjeçarit, humb jetën edhe shoku i tij 20 vjeçar

spot_img
spot_img

Ka marrë përmasa tragjike aksidenti i djeshëm në Fier, pasi pas vdekjes në vend të 18 vjeçarit, ka humbur jetën gjatë natës në spital edhe një 20 vjeçar.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, i cili akuzohet për tejkalim të shpejtësisë.

Shoferi që shkaktoi aksidentin, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ermir Tare dhe Fiori Duraj kanë ndërruar jetë, ndërsa të plagosur janë Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori.

“Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular