BallinaAktualitetParlamenti i ri konstituohet në shtator/ Artan Fuga: Jo po mblidheni në...

Parlamenti i ri konstituohet në shtator/ Artan Fuga: Jo po mblidheni në 2024! Ka më arsye…

Ndërsa zgjedhjet e përgjithshme parlamentare zhvillohen më 25 prill, Parlamenti i ri i vendit pritet të konstituohen në fillim të muajit shtator.

Duke marrë shkasë nga kjo, akademiku, Artan Fuga thotë se vendi do të mbetet 7 muaj pa Parlament, ndërsa qeveria do të marrë vendime pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.

Fuga thotë se ka 6 vjet pa sistem drejtësie dhe tre vjet pa Kuvend.

Reagimi i profesor Fugës vjen pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në Real Story, se “Kuvendi i ri do të mblidhet me 9 shtator dhe Presidenti Ilir Meta nuk mund ta pengojë”.

Reagimi i plotë:

Dhe? Dhe? Dhe?

Përsërite edhe një herë?

Kongresi, më falni, Kuvendi i ri mblidhet në 9 shtator? Pra, Kuvendi i ri mblidhet në 9 shtator?

Jo po mblidheni në 2024!

Shiheni!

Mars, 1, prill 2, maj 3, qershor 4, korrik 5, gusht 6, shtator 7, shtatë muaj pa Kuvend ne?

Uaaaa! Kush qeveri do të qeverisi pa Kuvend? Kush qeveri do të qeverisi jashtë vullnetit të ri të shprehur nga sovrani sidoqoftë ai?

Ajo nuk do të ishte qeveri, por grusht miqsh kapur rob me anë të forcës shqiptarët!

Po e them edhe njëherë, nuk ka pikë rëndësie se kush fiton zgjedhjet në këtë këndvështrim.

Shqiptarët 7 muaj pa Kuvend. Ndërkohë që kanë nja 3 vjet pa Kuvend.

Ndërkohë që kanë nja 6 vjet pa sistem drejtësie!

Nga dita e zgjedhjeve duhet të kemi nja 7 muaj qeveri me mandat të mbaruar???

Ore, ka më arsye në këtë vend, ka më logjikë, ka më moral?

A e dëgjova mirë apo jo? Në vend që në 1 maj të dali rezultati i zgjedhjeve në 26 maj të mblidhet Kuvendi dhe në 1 qershor qeveria e re, cilado qoftë, të jetë në punë!

Pse ju duhet kjo kohë prej 7 muajsh, për një qeveri që të komandojë si në mall të vet! Pa kontroll legjislativi formalisht se as tani nuk e ka?

Pse ore shkollë është Kuvendi që dashka tre muaj vere pushim, ohoho, me rroga të majme, shtrirë në diell, në vend që të përveshi llëret qeveria e re se vendi është në kolaps total!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular