BallinaKronikeAksident në autostradën Durrës-Tiranë/Kamioni përplas 65-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/Kamioni përplas 65-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, ku një person me inicialet F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, përplasi 65-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular