BallinaPolitikePas 25 prillit do të mandatohet partia e parë apo koalicioni fitues?...

Pas 25 prillit do të mandatohet partia e parë apo koalicioni fitues? Ja si përgjigjet presidenti Ilir Meta

Gjatë konferencës së sotme për mediat presidenti Ilir Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit do të mandatojë për qeverinë e re partinë e parë apo koalicionin fitues.

Kreu i shtetit u shpreh se nuk duhen paragjykuar rezultatet e zgjedhjeve, pasi në to mund të ketë surpriza.

“Dua t’ju jap një përgjigje tepër parimore, në këtë garë ka shumë koalicione dhe forca politike. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të nisen drejt qendrave të votimit, të vendosin se kë do zgjedhin. Për mua është e rëndësishme që procesi të jetë tërësisht transparent, vota e qytetarit të jetë e barabartë. Do të informojmë opinionin publik për figurat që përfshihen në krime zgjedhore.

Do bëjmë çdo gjë do gjë për të pasur zgjedhje demokratike, të ndershme,  Do të bëjmë çdo gjë për të ndëshkuar në mënyrën më të merituar cilindo që do përpiqet jo vetëm të preki një votë, por të largojë Shqipërinë nga Europa e bashkuar. Zgjedhjet janë kryekushti, mos besoni asnjë propagandë të gënjeshtër. Qytetarët të mos ndikohen as nga sondazhet e oligarkisë për të krijuar idenë e mosndryshimit, por të kenë mundësinë se vota është mundësia e tyre e vetme në demokraci. Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme, jo vetëm për 4 vitet që vijnë, por për 100 vitet që vijnë”, tha presidenti meta.

Të mos paragjykojmë rezultatet e zgjedhjeve. Mund të ketë surpriza, duhet tua lëmë qytetarëve të Shqipërisë. Të shprehet e lirë, dhe të informohen të gjithë për figurat që përbëjnë krim zgjedhor, që u tha qartë edhe dje nga PE që nuk do të tolerohet”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular