BallinaKronikeEMRI/ Kush është i riu që u qëllua me qytën e pistoletës...

EMRI/ Kush është i riu që u qëllua me qytën e pistoletës sot tek ish-Blloku, u zunë për…

Mësohet se personi që është qëlluar me qytën e pistoletës është Edison Xhediku, 39 vjeç. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, brenda të cilit kishte edhe gruan shtatzënë, në momentin që është sulmuar.

Persona të paidentifikuar janë afruar tek makina ku ndodhej Xhediku dhe e kanë qëlluar me qytën e pistoletës. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht Xhediku nuk ka marrë plagë si pasojë e këtij sherri, që paraprakisht besohet se ka nisur për motive të dobëta.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja në mënyrë që të zbardhen detaje mbi autorin dhe sherrin.

Xhediku nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë por është shoqëruar edhe dy herë të tjera në polici pas sherreve për motive të dobëta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular