BallinaOP ED“Pulat mendjelehta në kotecin e gabuar”

“Pulat mendjelehta në kotecin e gabuar”

Nga Eges Eskiu

Nuk kam dashur t’i jap vëmendje lëvizjeve dhe “blerjve të reja” të pushtetit për arsye se nuk prodhon asnjë lajm, asgjë të re, por po shkruaj vetëm pak rreshta, në respekt të miqve të mijë.
Miq të mijë, çdo profesionist së pari duhet të jetë njeri, të njohë veten, të dallojë të mirën nga e keqja, të frenojë instiktet, të ketë dinjitet dhe ta trajtojë “tjetrin”, shoqerinë shqiptare me dinjitet,.
Miq, sot e përgjithmonë kush bashkohet me Ramën, bashkohet me të keqen dhe ka e do të ketë kundër gjithë shqiptarët.
Të paktën sot kanë kundër 65% të shqiptarëve, sipas të gjitha sondazheve, që nuk dalin nga tele-ekrani.
Rama sot ka veshur kostumin e dhelprës dhe po mundohet të bëhet “shoqe me pulat”.
“Pulat” ndërkohë, vetë kanë pranuar të bëhen pis, pasi dëshira për pushtet dhe militantizmi partiak, i bën ato të jenë shumë të brishta përpara joshjes, që u bën lideri suprem.
Askush nuk mund t’i bënte zonjat pis, aq më shumë “pula pas gjelit”, sesa vetë vetja e tyre.
Kujtoni çfarë ndodhi më herët me “zogun” zv. ministër arsimi? Edhe atë një zog të freskët, askush nuk mund ta dëmtonte veç vetes së vetë.
Kujtoni “pulën e parë” e parë, që mblodhi personelin shëndetsor me pula e kaponj, të recitonte letrën e shkruar nga drejtuesi i “tele-ekranit”, për të devijuar debatin politik, në konflikt personel shëndetsor-opozitë.
Kujtoni “pulën e dytë” kur pasi qetësoi njerëzimin me idetë e saj të fantastike mbi lëkundjet e tokës dhe botës inxhinierike duke shkencuar në ndërtim, shkoi dhe u ul përkrahë përgjegjësit kryesor. Pranoi të përdorej prej “gjelit fajtor” në proçesin për të rindërtuar banesat e njerëzve, të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm.
Qëllimi justifikon mjetin na thonë zonjat pula dhe këtu merr fund e gjithë furtuna në gotën e ujit, por problemi, i tyre, është se kanë hyrë në kotecin e gjelit, buzë greminës dhe shtytja e fundit në 25 prill do i hedh poshtë gjith’çka brenda, përfshirë edhe pulat mendjelehta!
Erges Eskiu 06.03.2021
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular