BallinaKronikeAksidenti në Rrogozhinë, shkon në 2 numri i viktimave. Një prej viktimave...

Aksidenti në Rrogozhinë, shkon në 2 numri i viktimave. Një prej viktimave oficer i burgjeve, po…

Shkon në dy numri i të vdekurve dhe dy  ai i të plagosurve rëndë në aksidentin në bay passin e Rrogozhinës. Pas një burri me iniciale T.M 54 vjeç, oficer i burgjeve, që ndërroi jetë pak pas përplasjes, ka humbur jetën dhe një grua që ishte në njerin nga tre mjetet që u përplasën me njera tjetrën.

Sipas SYRI TV, oficeri i burgjeve që ishte nisur për në punë në Peqin, është përplasur me një BENZ. Në BENZ udhëtonin dy persona, një burrë B.K dhe një grua, të cilën u përplasën edhe nga mbrapa nga një tjetër makinë

Oficeri i burgjeve që goditi çiftin vdiq gjatë transportit për në spital.

Nga burimet  mësohet se ka vdekur edhe gruaja në makinën që u godit prej tij dhe nga një mjet tjetër më pas.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidentit. Në skenën e përgjakshme shihet se AUDI ka hyrë në në korsinë tjetër ku dhe është përplasur me automjetin që vinte.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të larë rrugën pasi derdhja e karburantit mund të shkaktojë aksidente të tjera.

Paraprakisht,  Policia e Kavajës njoftoi se: “Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular