BallinaBotaCMG-ja: Një vend, dy sisteme" mënyra më e mirë institucionale për stabilitetin afatgjatë në...

CMG-ja: Një vend, dy sisteme” mënyra më e mirë institucionale për stabilitetin afatgjatë në Hong-Kong

Në një koment të CMG-së vihet në dukje se Hong-Kongu është një rajon i posaçëm administrativ nën juridiksionin e qeverisë qendrore kineze. Përfshirja e forcave të jashtme në çështjet e tij është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës  shkel seriozisht frymën e Kartës së OKB-së dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Mbështetja e përbashkët e 70 vendeve për pozicionet dhe masat e Kinës për Hong-Kongun janë respektim dhe mbrojtje e Kartës së OKB-së dhe normave të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në vijim të komentit të CMG-së vihet në dukje se, njëkohësisht, mbështetja e komunitetit ndërkombëtar për zbatimin e parimit “Një vend, dy sisteme” në Hong-Kong bazohet në situatën aktuale të Hong-Kongut. Nga rikthimi në atdhe, me mbështetjen e fortë të qeverisë qendrore, Hong-Kongu ka ruajtur statusin si një port i lirë ndërkombëtar dhe një territor i veçantë doganor, duke i sjellë botës mundësi për bashkëpunim fitimprurës. Kjo vërteton plotësisht se parimi “Një vend, dy sisteme” është mënyra më e mirë institucionale për të ruajtur lulëzimin dhe stabilitetin afatgjatë në Hong-Kongun pas rikthimit të tij.
Pas zbatimit të Ligjit të Sigurisë Kombëtare për Hong-Kongun vitin e kaluar, Hong-Kongu gradualisht u çlirua nga trazirat politike e rendi shoqëror u bë më i qëndrueshëm. Kjo është shpresa e hongkongasve dhe e bashkësisë ndërkombëtare.


Në Pekin po zhvillohet sesioni vjetor i organit më të lartë të pushtetit shtetëror të Kinës. Një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është rishikimi i projektvendimit për përmirësimin e sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Pas miratimit, boshllëqet në sistemin e tanishëm zgjedhor të Hong-Kongut pritet të rregullohen thelbësisht, për të siguruar që qeverisja e Hong-Kongut të jetë e stabilizuar. Në komentin e CMG-së thuhet se kjo do të sigurojë mbështetje të fortë institucionale për stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut dhe do të sigurojë stabilitetin dhe zhvillimin afatgjatë të parimit “Një vend, dy sisteme”, si edhe do të krijojë kushtet e favorshme që komuniteti ndërkombëtar të përfitojë nga rastet e zhvillimit dhe të lulëzimit të Hong-Kongut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular