Sot një lajm i hidhur tronditi vendin tonë, pasi një 22-vjeçare e prekur me koronavirus humbi jetën në spital.
Euxhena Jorgji nga Erseka, por që studionte në Tiranë, prej ditësh ishte në gjendje kome dhe e intubuar, e nuk mundi të mbijetojë.
Universiteti i Tiranës ka bërë një dedikim prekës në faqen zyrtare, teksa i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe.
Shënimi i ndjerë i UT
Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj. Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.
Rektori i Universitetit të Tiranës
Prof. Dr. Artan Hoxha