Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përmbyllur në fundjavë procesin e nisur që në verë, atë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Kur nuk kanë ngelur pak orë nga dorëzimi i listave me emrat e kandidatëve për deputetë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë në orën 20:00 Kryesinë e PD-së për të konsultuar listën e kandidatëve për deputetë që ka menduar si më të mirët për t’ përballur me PS-në në zgjedhjet e 25 prillit.
Basha do të diskutojë me Kryesinë e partisë emrat që ai ka zgjedhur
Kjo lëvizje bëhet për të dhënë vendimin final dhe aprovimin kësaj liste, ndërsa ato duhet të dorëzohen në KQZ brenda orës 00:00.
Mbledhja me 28 anëtarët e kryesisë së PD-së, ku përfshihen nënkryetarët dhe sekretarët, do të zhvillohet në prani fizike, ndërsa fill pas tyre, kreu i PD-së do të mbledhë online 343 anëtarët e Këshillit Kombëtar për të miratuar apo rrëzuar listën me kandidatët që do t’i propozojë Kryesia e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Më pas pritet prezantimi i kandidatëve në një ceremoni.