BallinaAktualitet“Gati çdo orë 1 vdekje nga Covid-i”, gazetari bën bilancin tragjik: Në...

“Gati çdo orë 1 vdekje nga Covid-i”, gazetari bën bilancin tragjik: Në 3 ditët e fundit, numri më i lartë i viktimave që nga nisja e pandemisë

spot_img
spot_img

Tri ditët e fundit kanë qenë më tragjiket, sa i përket shifrave të fataliteteve nga koronavirusi në vendin tonë.

Duke folur nga spitali Covid-1 “Infektivi”, gazetari Erjon Skëndaj tha për “BalkanWeb” se në tre ditët e fundit numri i viktimave nga Covid-19 ka qenë më i larti që nga nisja e pandemisë, ku janë shënuar 21 vdekje në çdo 24 orë, pra thuajse çdo orë nga një vdekje.

“Java që lamë pas ishte tragjike, sa i përket shifrave të viktimave nga koronavirusi. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, në javën që lamë pas kanë ndërruar jetë 143 pacientë në spitalet Covid. Në tre ditët e fundit, numri i vdekjeve ka qenë më i larti që nga nisja e pandemisë, i fiksuar në 21 vdekje në 24 orë”, tha gazetari.
Më tej, ai foli për spitalet Covid në vend, ku tha se “Pavioni i konsultave në katin e parë të Infektivit është kthyer në pavion Covid-i, ku janë shtuar shtretërit, të cilët janë zënë menjëherë. Në Infektiv nga mëngjesi deri më tani numërohen 17 urgjenca, që kanë mbërritur. Edhe ky spital po përjeton një moment shumë të vështirë, pasi punon prej dy javësh me kapacitet maksimal”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular