Afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë do të shtyhet deri më 22 mars të këtij viti.
Lajmi konfirmohet nga burime të Policisë Kuftiare, dhe vendimi vjen në kuadër të ashpërsimit të masave anti-Covid nga autoritetet greke.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.
Po ashtu, nga kjo pikë do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe futja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Ndërsa mjetet si autobusët, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.