Krue i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi sot aleatët e koalicionit opozitar.
Në reagimin e tij, Duka i kthehet Ramës, duke i thënë se “vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA”.
Reagimi i Dukiës:
O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA.
Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.
Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.
Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….❌
“Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me taxhinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula”, tha Rama më herët.