BallinaKryesore“Desdemona Mesila Doda”/ Ish-deputetja e PDIU i përgjigjet Ramës: Mjeran burrë, unë...

“Desdemona Mesila Doda”/ Ish-deputetja e PDIU i përgjigjet Ramës: Mjeran burrë, unë s’marr përsiper të lidh ty me zinxhirë, por…

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi renditjen e saj në listat e PD të kandidatëve për deputetë, e quajti “Desdemona”.

Në një postim në rrjetet sociale, Doda e quan Ramën “llaxorja e lagjes”, “nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel njerzit duhen vetem ta percmojne”.

“Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire… eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,… po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi”, shkruan ndër të tjera Mesila Doda.

Postimi i plotë i Mesila Doda

Llaxorja e lagjes hapi gojen… tani e paska zene edhe me grate… ne fakt per ty sdo harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta… nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel njerzit duhen vetem ta percmojne, por kryeministri i vendit tim qe sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetem dy fjale. Je i mjere o i zi… je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende… pushtetin.

Dhe cilido qe eshte mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e pergojohet… je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise… kam nje lajm per ty.

Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire… eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,… po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi. Ti je nje e keqe me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot… 25 prillin. Pas kesaj ti jo vetem do jesh humbes por do jesh pergjegjes per demet katastrofike qe ke sjelle ne kete vend. shpresoj fort qe ate dite nuk do na sjellesh raportin mjeksor qe je i papergjegjshem per veprimet e tua sepse vuan nga patologji te renda te trurit

Çfarë tha Rama:

“Cili është ai qytetar e ajo qytetare që e ka zemrën djathtas që në Tiranë do dalë nga shtëpia të votojë për një skuadër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me rradhë një në dy fosilet e Shqipërisë. Fatmir Mediu, lista e PD, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, e natyrisht Desdemona Mesila Doda, Dash Shehi, në këto emra që thashë mbaroi gjysma e skuadrës.

Vangjel Dule në Tiranë cfarë do? Apo se nuk e voton më njeri as në minoritet në Sarandë e Gjirokastër? Për ti thënë të djathtës që doni s’doi hani Vangjelin.

Se Mesilën e kuptoj e kanë futur se do më lidhi mua me zinxhir pasi dogji palmën te Kryeministria. Katastrofë, unë që më shihni këtu jam i zhgënjyer”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular