BallinaKronikeDetaje nga sherri masiv në Rrogozhinë ku u plagosën 3 persona, si...

Detaje nga sherri masiv në Rrogozhinë ku u plagosën 3 persona, si nisi përplasja

spot_img
spot_img

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me sende të forta e armë zjarri, pas një sherri masiv që ndodhi paraditen e djeshme në një kompleks në Rrogozhinë.

Sherri mes të disa të rinjve, i nisur në fshatin Sinaballaj, përfundoi me dy të rinj të plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur me sende të forta. Burime nga Policia e Kavajës thanë se të rinjtë fillimisht kanë nisur të godasin njëritjetrin me sende të forta, më pas janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur në këmbë 22-vjeçari Klajdi Lluca, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me armë zjarri është plagosur edhe Ervin Juba, 27 vjeç, ndërsa i vëllai 24-vjeçar, Jurgen Juba, ka pësuar disa plagë nga goditjet me sende të forta.

Policia tha se ende nuk janë sqaruar motivet e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, por nga dyshimet paraprake mendohet për një konflikt banal mes të rinjve të përfshirë në konflikt. Policia tha dje se paraditen djeshme grupi hetimor ndodhej në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, që dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Bëhet fjalë për personin që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre të rinjve, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia e Kavajës. Policia e Shtetit ka dhënë edhe një njoftim zyrtar lidhur me sherrin masiv të ndodhur paraditen e djeshme. Policia thotë se Ervin Juba, 27 vjeç dhe 22-vjeçari Klajdi Lluca janë të plagosur me armë zjarri. Ndërsa 24- vjeçari Jurgen Juba është dëmtuar me sende të forta.

“Në fshatin Sinaballaj në Kavajë, rreth orës 11:50, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit E. J., 27 vjeç dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular