Gazetarja Aranita Brahaj, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar listën e Partisë Socialiste në rrethin e Tiranës. Sipas saj në listën e të majtëve si përfaqësues i veriut në kryeqytet është vetëm Ulsi Manja.
Gjithashtu gazetarja shprehet me ironi se ndoshta Rama ia ka lënë partisë së Tom Doshit 40% të banorëve të Tiranës, të cilët janë me origjinë nga veriu.
“Dmth Partia e madhe Socialiste, tropojanë, shkodranë, pukjanë, mirditorë, hasjanë, kuksianë e lezhjanë në Tiranë i lë të mbahen fort për përfaqësim te Ulsiu!!!! (Ndreca vendi 20, ha diskutim). Mbase i ka lënë për partinë e Tomës 40% të banorëve të Tiranës. Ah, se mos del ndonjëri e thotë që Gjoni ka lindur në Pukë, se në Pukë kanë lindur 70% e kalamajve me baba ushtarak, ish-oficer në divizion. Kjo është lista e “Urës drejt Bordurës” me gafa të forta përfaqësimi”, shkruan ajo.
Lista e plotë e kandidatëve të PS-së për deputetë në Tiranë:
Luljeta Bozo
Najada Çomo
Ervin Bushati
Ogerta Manastirliu
Arben Ahmetaj
Ulsi Manja
Etilda Gjonaj
Arben Pëllumbi
Elisa Spiropali
Belinda Balluku
Toni Gogu
Etien Xhafaj
Ermonela Felaj
Xhemal Qefaliaj
Fidel Ylli
Klotilda Ferhati
Alqi Bllako
Eduart Shalsi
Pandeli Majko
Plarent Ndreca
Mimi Kodheli
Dallendyshe Bici
Fatmir Xhafa
Ylli Shehu
Alfred Muharremi
Romina Kuko
Edmond Rushi
Spartak Braho
Klodeta Dibra
Ornaldo Rakipi
Bora Muzhaqi
Eljo Hysko
Vaid Shaba
Kledina Skëndo
Halit Valteri
Tahir Muhedini