BallinaKryesoreGenc Pollo shpjegon pse nuk do të kandidojë për deputet në listat...

Genc Pollo shpjegon pse nuk do të kandidojë për deputet në listat e PD

spot_img
spot_img

Genc Pollo, një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike që nga themelimi i saj, ka shuar sot interesimin e mijëra mbështetësve se pse nuk është kandidat këtë vit në listën e Partisë Demokratike.

Pollo u dërgoi këtë mesazh miqve të tij në Fb: “ Të dashur miq!  Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.“

Pollo ka marrë pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka qenë zëdhënës i saj. Më 1993 qe anëtar themelues dhe nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut. Gjatë viteve 1992-1996 ai shërbeu si këshilltar i Presidentit të Shqipërisë. Në shkurt të 1997 u caktua sekretar i marrëdhënieve me jashtë i Partisë Demokratike, në prill të po atij viti u emërua sekretar i përgjithshëm i partisë. Më 1997-1999 qe nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar të saj. Që nga 1999 qe përfaqësues kryesor i lëvizjes reformatore brenda partisë.

Në vitin 2001 ai krijoi Partinë Demokrate të Re, e cila u rreshtua përkrah kualicionit të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme të verës së 2005, vit prej të cilit Partia Demokrate e Re u bashkua me Partinë Demokratike. Në qeverinë e dalë prej këtyre zgjedhjeve, Pollo mori portofolin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke shpallur kështu arsimin si prioritet kryesor të shumicës së re qeverisëse dhe duke dyfishuar shpenzimet për arsimin. Më 2008 nënshkroi shkrirjen e PDR-së me PD-në dhe më 2008 – 2009 qe zëvendëskryeministër.

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, të cilat rikonfirmuan Partinë Demokratike dhe koalicionin qeveritar, Pollo u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe në qeverinë e re që doli nga këto zgjedhje u emërua Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit e të Informacionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular