Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha renditi si një ndër dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje, pagat e ulëta në vendin tonë.
Duke iu referuar një raporti të EUROSTAT, pagat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.
“46 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si janë pagat në Shqipëri, krahasuar me ato të rajonit? Përgjigja; ‘më të ulëtat’, sipas EUROSTAT”, thuhet në postimin e Bashës.