BallinaBotaWang Yi: Kina dhe SHBA mund dhe duhet të bashkëpunojnë

Wang Yi: Kina dhe SHBA mund dhe duhet të bashkëpunojnë

Këshilltari i Shtetit i Kinës dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh në një konferencë për shtypin se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me ShBA-në dhe shpreson që pala amerikane do të ecë në të njëjtin drejtim me palën kineze, do të heqë kufizimet e paarsyeshme ndaj bashkëpunimit Kinë-ShBA dhe nuk do të krijojë pengesa të reja.
Lidhur me këtë, gazetari i “Bloomberg”-ut pyeti në një konferencë shtypi të hënën zëdhënësin e MPJ-së kineze Zhao Lijian që çfarë veprimesh konkrete do të ndërmarrë Kina për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Në përgjigjen e tij, Zhao shtjelloi edhe një herë parimin dhe qëndrimin e Kinës, thelbi i të cilave është “moskonfrontimi dhe moskundërvënia, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi e përfitimet e përbashkëta”.
“Lidhur me çështjet specifike që përmendët, këshilltari i Shtetit Wang Yi ka bërë një shpjegim shumë të qartë. Kina dhe SHBA-ja mund dhe duhet të bashkëpunojnë. Lista e bashkëpunimit është para nesh,” theksoi Zhao Lijian.
Në fakt, edhe Wang Yi përmendi “listën e bashkëpunimit” në përgjigjen e tij, e cila përfshin luftimin e epidemisë, rimëkëmbjen ekonomike, ndryshimin e klimës etj. Në këto fusha, Kina dhe ShBA-ja kanë hapësirë shumë të madhe bashkëpunimi, dhe qëndrimi i Kinës është gjithashtu shumë i hapur.
Por gazetari i “Bloomberg”-ut nuk mori përgjigjen që po priste dhe bëri një tjetër pyetje, duke “akuzuar” Kinën: “Tani duket sikur ShBA-ja duhet të ndërmarrë e para veprime për të gjitha çështjet”. Dhe pastaj nxitoi të bënte pyetjen: “Çfarë veprimesh konkrete mund të ndërmarrë Kina për të përmirësuar marrëdhëniet me ShBA-në?”
Zhao Lijian-i reagoi, duke thënë që ky është “interpetimi personal” nga ky gazetar. Rënia e marrëdhënieve Kinë-ShBA në pikën më të ulët nuk është shkaktuar nga pala kineze. Zhao vuri në dukje më tej: “Administrata e kaluar amerikane ka ndërmarrë veprime kundër prirjes dhe gjendjes praktike, duke dëmtuar rëndë marrëdhëniet dypalëshe. Unë dua të them nga kjo anë që qeveria amerikane ka më shumë përgjegjësi për të ndërmarrë veprime aktive.”
Studiues britanik në Institutin Financiar “Chongyang” pranë Universitetit Renmin, John Ross, u shpreh në një intervistë për televizionin SZTV: “Masa më e duhur nga ShBA-ja është heqja e tatimeve të shtuara.” Lidhur me fjalën “racional”, Ross vuri në dukje se politikat joracionale tatimore të administratës së Trump-it jo vetëm kanë dëmtuar interesat e Kinës, por edhe kanë shtuar kostot e ndërmarrjeve dhe konsumatorëve në ShBA. Kjo ka ndikuar negativisht në ekonominë botërore. “Kemi parë që administrata e Biden-it është kthyer në gjendjen racionale për sa i përket luftës antiepidemike. Kështu që shpresojmë edhe në çështjet e tjera do të ketë politika të tilla,” theksoi Ross.
Lidhur me “hapin e ardhshëm nga ShBA-ja”, Zhao Lijian-i rideklaroi qëndrimin e Kinës: “Diplomacitë e të dy palëve duhet të zbatojnë frymën e dialogut mes dy liderëve shtetërorë, të ecin drejt njëra-tjetrës, të menaxhojnë mosmarrëveshjet dhe të nxisin rikthimin sa më parë të marrëdhënieve kino-amerikane në shinat e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular