BallinaAktualitetSituata e Covid-it/Kapshtica e mbyllur deri më..., kush lejohet të kalojë

Situata e Covid-it/Kapshtica e mbyllur deri më…, kush lejohet të kalojë

Ministria e Jashtme Shqiptare konfirmon se Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në njoftimin drejt shqiptarëve, MEPJ sqaron se kush lejohet të kalojë dhe oraret e kufizimit.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.
📍Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
📍Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
‼️Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular