BallinaSocialeEksperti i ekonomisë flet për vajzat që punojnë si striptiste: Në muaj...

Eksperti i ekonomisë flet për vajzat që punojnë si striptiste: Në muaj fitojnë…

Ditën e sotme në emisionin e “Shqipëria Live” u fol për vajzat që punojnë si striptiste në lokalet e natës. I ftuar në studio ishte eksperti i ekonomisë, Armand Mala, i cili tregoi edhe shumat marramendëse që mund të fitonte një vajzë në një punë të tillë

“Këto vajza, nuk e kanë zgjedhur me dëshirë. Kanë përfunduar aty për disa rrethana të jetës. Për një pasojë nga e shkuara, nga jetimorja, nuk ka njërin prind e shumë të tjera. A ofrojnë seks? Është një ambient i tillë, ku në kushtet e muzikës, alkoolit dhe kërkohet seksi, por që nuk ofrohet. Janë të ligjshme këto lokale, për aq kohë sa nuk ndodh asnjë gjë e keqe

Nga njohuritë që kam, janë shumë të pakta vajzat që përfundojnë si prostitutë. Ata mësohen aq mirë me djemtë, sa dinë se si të fitojnë para edhe pa ofruar shërbime të tjera.  Sa i përket fitimeve financiare, vajzat e “mira” që janë të paraqitshme, joshëse dhe komunikuese, varet nga bakshishet. Vajzat në fjalë mund të fitojnë 8000-9000 mijë euro në muaj, e ata më ndryshe deri në 2000 mijë euro”, tregoi ai

“Mund të fitojnë 9 mijë euro në muaj”, eksperti

Më pas Mala tha se në asnjë club nate nuk punësohen vajza nën moshën 18 vjeç. “Kryesisht kanë qenë mbi 20 vjeç, por mosha mesatare është 25”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë shtoi se ka shumë vajza që punojnë 2-3 vite aty sa për të kursyer para, e më pas hapin aktivitet e tyre.

“Mund t’ju mungojë arsimi, por kanë ide.  Ka raste kur vajzat punojnë sezonale, për të mbyllur shpenzimet e shkollës. Pasi marrin diplomën, zgjedhin një rrugë tjetër”, përfundoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular