BallinaKronike12 të arrestuar në Tiranë, për dhunë në familje, drejtimi i automjetit...

12 të arrestuar në Tiranë, për dhunë në familje, drejtimi i automjetit në gjendje te dehur dhe…

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 12 shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale duke filluar nga vjedhja, dhuna në familje deri tek drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

Ja njoftimi i plotë

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 37 vjeç, i cili është konstatuar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa vendosur rripin e sigurimit dhe maskën mbrojtëse. Në momentin e paraqitjes së dokumenteve, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 1000 lekëshe, për të shmangur masën administrative.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. H., 65 vjeç, sepse me vendimin penal të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ekzekutimi i vendimit të ndalimit për shtetasin në kërkim F. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sh. S., 53 vjeç, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi më datë 09.03.2021, ka deklaruar se i kanë vjedhur mjetin e tij, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky automjet ka dalë nga territori i Shqipërisë në datën 18.01.2021 dhe nuk ka hyrë më në territorin e Republikës së Shqipërisë.
B. B., 41 vjeç, pasi tek Pazari i Ri, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin S. D., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Q., 42 vjeç, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I.Sh., 53 vjeç, S. J., 38 vjeç dhe N. Q., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

R.B., 31 vjeç, pasi në rrugën e Rinasit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit. Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular