BallinaBotaStacion hënor për kerkim shkencor gjithëpërfshirës

Stacion hënor për kerkim shkencor gjithëpërfshirës

Kina dhe Rusia kanë rënë dakord të bashkohen për ndërtimin dhe drejtimin e stacioni në Hënë ose në orbitën hënore, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës.
Administrata tha në një deklaratë të martën në mbrëmje se kreu i saj, Zhang Kejian dhe homologu i tij rus, Dmitry Rogozin, drejtori i përgjithshëm i Korporatës Shtetërore Hapësinore “Roscosmos”, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar një stacion ndërkombëtar hulumtimi hënor, pasi mori miratimin nga të dy qeveritë, bën të ditur “China Daily”.
CNSA dhe “Roscosmos” do të negociojnë për çështje në lidhje me planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe operacionet e stacionit dhe do të punojnë së bashku për ta ndërtuar dhe drejtuar atë. Të dy kombet duan të hapin stacionin për bashkëpunimin ndërkombëtar në mënyrë që të mund të shërbejë si një platformë për të nxitur shkëmbimet shkencore dhe për të nxitur hulumtimin paqësor dhe zhvillimin e hapësirës, sipas deklaratës.
Stacioni do të jetë një bazë në sipërfaqen e Hënës ose në një orbitë hënore për kërkimin shkencor gjithëpërfshirës.
Të dy vendet kanë bashkëpunuar për vite në fushat e shkencës, teknologjisë dhe zbatimit të hapësirës dhe kanë nënshkruar disa marrëveshje për kërkimin hënor për të promovuar bashkëpunimin në hulumtimin e hënës dhe hapësirës së thellë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular