Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për doktorin e njohur nga Kavaja, Mehmet Demrozi, i cili ishte në intubim prej disa ditësh.
Mjeku neurolog i Spitalit të Kavajës nuk e fitoi dot betejën me koronavirusinë.
Pas përkeqësimit të gjendjes, Demrozi, 68 vjeç ishte i intubuar në një spital privat por nuk mundi ta mposhte virusin.
Që nga fillimi i pandemisë shumë mjekë dhe infermierë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid.