BallinaBotaIzraeli dëshiron të jetë vendi i parë që ka njohje të ndërsjellë...

Izraeli dëshiron të jetë vendi i parë që ka njohje të ndërsjellë të vaksinimit me Kinën

Izraeli do të donte të ishte vendi i parë që arrin një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë të vaksinimit për COVID-19 me Kinën, tha Irit Ben-Abba, ambasadorja e sapoemëruar e Izraelit në Kinë.

Duke folur në daljen e saj të parë publike për mediat kineze të hënën, pasi mbaroi tre javë karantinë, Ben-Abba theksoi:

“Kjo është një nga gjërat kryesore që unë do të doja të nxitja me qeverinë kineze, për të parë nëse mund të arrijmë një marrëveshje dypalëshe mbi njohjen e ndërsjellë të vaksinave”.

Të dielën, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri të ditur synimin e Kinës për të arritur marrëveshje me vendet e tjera mbi njohjen e ndërsjellë të vaksinimit për COVID-19, për rinisjen e udhëtimeve ndërkufitare.

Kina publikoi të hënën versionin kinez të një certifikate shëndetësore ndërkombëtare udhëtimi, që tregon informacionin shëndetësor të personit, siç janë rezultatet e testeve të acidit nukleik e të antitrupave dhe të dhënat e vaksinimit.

Wang tha se në të ardhmen e afërt, ndërsa më shumë vende bien dakord për njohjen e ndërsjellë të certifikatave shëndetësore me Kinën, ky dokument ndërkombëtar shëndetësor udhëtimi do të luajë një rol më të madh në promovimin e fluksit të sigurt dhe të rregullt ndërkufitar të njerëzve.

Ben-Abba vuri në duje se lëvizja e Kinës është një hap i madh përpara.

Izraeli ka zgjedhur vaksinën e COVID-19 me dy doza të “Pfizer / BioNTech”. Rreth 50 për qind e 9 milionë banorëve të vendit janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 40 për qind të tjerë kanë bërë dozat e para, bëri të ditur ambasadorja, duke shtuar se qëllimi është të vaksinohet e gjithë popullsia.

Ndërsa Kina ka përdorur vaksina të prodhuara brenda vendit, Ben-Abba tha se Izraeli mund të ndajë informacione mbi vaksinat e ndryshme dhe efektet e tyre me Kinën për të lehtësuar njohjen e ndërsjellë.(Vera/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular