Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha është pritur në mënyrë madhështore në qytetin e Kavajës.
Siç edhe duket nga pamjet e transmetuara live në Facebook e kreut të PD, pritja ka qenë mjaft e mirë
Për shkak të numri të madh të njerëzve të mbledhur, Basha është detyruar të ngjitet në tavanin e makinës për të përshëndetur të pranishmit.
I emocionuar nga kjo pritje e qytetarëve, që thërrisnin ‘Rama ik’, Basha ka hipur mbi makinë dhe i ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.
‘Kujdes maskat! Ju falënderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!’ tha Basha duke iu kujtuar masat anticovid të mbajtjes së distancës.
‘Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njeri tjetrit’, dëgjohet të thotë ai, i cili për t’i përshëndetur të gjithë ka hipur mbi makinë.
Basha në Kavajë do të zhvillojë një takim me sipërmarrës.