BallinaBotaKinë/Shitja e automjeteve  në shkurt, 1 milion e 455 mijë njësi

Kinë/Shitja e automjeteve  në shkurt, 1 milion e 455 mijë njësi

Shitja e automjeteve në Kinë ne muajin shkurt  arriti në 1 milion e 455 mijë njësi, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve.
Sipas kësaj shoqate, rritja kolosale ka ardhur nga rënia e madhe e shitjeve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe rimëkëmbja e kërkesës në tregun kinez të automjeteve këtë vit.
Gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i automjeteve të shitura arriti në 3 milionë e 958 mijë, me një rritje prej 76.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prodhimi, shitja dhe eksporti i automjeteve me energji të reja vazhdoi të shënojë rekord dhe ruajti një përmasë relativisht të madhe muajin e kaluar, tha shoqata.
Kina do të inkurajojë rritjen e qëndrueshme të shpenzimeve për pajisje shtëpiake, automjete e produkte të tjera të shtrenjta dhe do të anulojë kufizimet e tepërta në shitjen e automjeteve të përdorura.
Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve e Kinës parashikon se, me rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze dhe ndikimin pozitiv të politikave përkatëse, industria e automjeteve do të ruajë prirjen e rritjes së vrullshme në të ardhmen.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se Kina prodhoi mbi 1.5 milionë automjete në shkurt, me një rritje prej 418.9 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular