BallinaAktualitetHumbi bashkëshortin nga COVID, ish-deputetja socialiste: Kalova një situatë të vështirë shëndetësore

Humbi bashkëshortin nga COVID, ish-deputetja socialiste: Kalova një situatë të vështirë shëndetësore

Ish-deputetja socialiste Valentina Leskaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, dy javë pasi humbi bashkëshortin nga Covid-19.

Leskaj rrëfen se edhe vetë kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore, ndërsa falenderon të gjithë ata që i telefonuan dhe dërguan mesazhe ngushëllimi.

“Të dashur miq, kolegë e dashamirës, në këto ditë të vështira të humbjes së bashkëshortit tim të dashur, babait e gjyshit të shtrenjtë të fëmijëve të mi, njeriut që na bën krenar për vlerat njerëzore dhe emrin që la, Astritit, dua të shpreh një falenderim zemre dhe mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me telefonatat e mesazhet e ngushëllimit, të ardhura nga çdo cep i Shqipërisë e përtej kufijve të saj, na dhatë mbështetje të madhe.

Situata e vështirë shëndetësore që kalova, më pengoi t’u përgjigjesha menjëherë  mesazheve tuaja, po unë besoj se falenderimi dhe mirënjohja nuk kanë të bëjnë me kohën, ato janë aty, brenda zemrave tona pavarësisht nga rrethanat e vështirësitë fizike.

Mbështetja juaj më ka dhënë mua dhe gjithë familjes, forcë dhe kurajo për të përballuar humbjen, të cilën do ta kishim më të vështirë pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme.

Lus me zemër të keni vetëm gëzime e mirësi në familjet tuaja, sikurse uroj më të mirën për çdo familje shqiptare në këto ditë të vështira të pandemisë.

Faleminderit nga zemra” shkruan Leskaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular