BallinaKronikePranga stilistit, pilotit dhe fotografit shqiptar, si i furnizonin me kokainë VIP-at...

Pranga stilistit, pilotit dhe fotografit shqiptar, si i furnizonin me kokainë VIP-at grekë

Një shqiptar ka rënë në pranga për trafik kokainë në Greqi. Sipas mediave greke ai bashkëpunonte me dy grekë të tjerë në trafikun e kokainës në Athinë.

Të arrestuarit grekë janë një stilist i njohur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe një pilot, ndërsa shqiptari i prangosur është fotograf

Në 3 muajt e fundit, treshja e trafikantë të arrestuar u dërgonte kokainën në shtëpi VIP-ave nga fusha artistike, showbiz dhe më gjerë.

Bazë për përgatitjen e drogës shqiptari dhe dy grekët kishin shtëpitë e tyre. Nga kontrolli u zbuluan dhe sekuestruan; sasi kokaine, pesha totale 795.1 gram, sasi e vogël kanabisi, 30,9 gram, 3 pistoleta, njëra prej të cilave ishte vjedhur, 784 gëzhoja, të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, 4 peshore precize, 9 telefona celularë dhe 8570 euro nga trafiku i drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular