BallinaPolitikeHabit Mimi Kodheli me socialistët e lagjes 13: Ju konsideroj më shumë...

Habit Mimi Kodheli me socialistët e lagjes 13: Ju konsideroj më shumë se njerëzit e mi të gjakut!

Mimi Kodheli është nga të paktat kandidate jashtë zonës së sigurt në listën e PS-së, që ka mbështetjen e Erion Veliajt dhe ditët e fundit ka siguruar disa takime të cilat transmetohen live në profilin e Facebook të kryebashkiakut. E renditur në vendin e 23-të në listë, Kodhelit mendohet se i duhen 10 apo 12 mijë vota për të dalë deputete, një sasi e konsiderueshme që pakkush mendohet se do ta kalojë nga kandidatët e papërzgjedhur të partive.

Kodheli ka thënë se i konsideron socialistët e lagjes 13 edhe më shumë se njerëzit e saj të gjakut, duke i kërkuar të njëjtën gjë atyre deri ditën e zgjedhjeve.

“Besomëni, ju që jeni këtu prezent, bëni për familjen tonë të përbashkët socialiste dhe për mua personalisht, atë që familjarët e mi nuk do ta bënin dot. Prandaj unë ju konsideroj më shumë se njerëzit e mi të gjakut. Besojeni këtë. Dhe për pasojë, edhe ju duhet të më konsideroni ju nesër, që nga sot e deri atë ditë në të njëjtën mënyrë” u shpreh Kodheli.

Shanset janë të pakta për ish-bashkëpuntoren e ngushtë të Ramës, e cila sot ka bërë një deklaratë që shpreh emergjencën që ka kapluar kandidatët e vendosur në zonë të pasigurtë në listën e PS-së.

Video më poshtë:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular