BallinaUncategorizedVIDEO/Dita e Verës, urimi i kandidates së PD, Zheni Gjergjit: Qoftë senia...

VIDEO/Dita e Verës, urimi i kandidates së PD, Zheni Gjergjit: Qoftë senia e marë!

Nga Dr. Zheni Gjergji

Aroma e bollokumeve që përziehet me parfumin e karakafteve dhe këngën e kumurisë, ne elbasanasve na tregon se po vjen pranvera. Një pranverë e vështirë kjo e sivjetshmja…pa trokitjet e zhurmshme të fëmijëve në dyert e fqinjëve dhe pa përqafimet e bujshme me urimin: -Qoftë senia e marë!

Të dashur bashkëqytetarët e mi, misioni i mjekut më detyron t’jua nis së largu urimin e kësaj dite, por shpirti elbasanas ma do të futem shtëpi më shtëpi, të përqafoj e puth duart e amvisave dhe me zemër t’ju uroj Gëzuar! Ardhtë e mbarë kjo pranverë e shpresës! Gëzoftë çdo shtëpi me zëra foshnjesh dhe le të na i hijeshojë pragjet me ngjyrat e bukura të jetës.
Me ju dhe për ju Gëzuar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular