BallinaAktualitetAfrohen masat e ftohta ajrore, çfarë pritet nga moti javën e ardhshme

Afrohen masat e ftohta ajrore, çfarë pritet nga moti javën e ardhshme

Kjo javë do të ndikohet kryesisht nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore, njoftoi SHMU.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit me intensitet deri mesatar. Në verilindje- lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra reshje bore me intensitet deri mesatar.

Dita e martë parshikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të izoluara shiu dhe bore.

Dita e mërkurë dhe enjte parashikohet të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët si dhe në lartësin mbi 300-400 në pjesën më të madhe të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore me intensitet të ulët.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vanësira më të përqëndruara në veri dhe përgjatë relieveve malore. Në veri reshje shiu e bore të izoluara.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrtati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek kryesisht ditën e henë. Ditën e premte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 15m/sek.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular