BallinaKryesoreAlbana Vokshi apel për ndryshim: Gratë do të sjellin fitoren e madhe...

Albana Vokshi apel për ndryshim: Gratë do të sjellin fitoren e madhe të PD

Në javën e grave, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, u bëri thirrje grave dhe vajzave t’i bashkohen ndryshimit në 25 Prill.

Gjatë një takimi, ku u diskutuan problemet kryesore të grave sot në vend, fokusi ishte tek keqtrajtimi që sipas Vokshit qeveria u ka bërë grave dhe vajzave për 8 vjet.

‘Gruaja, është viktima më e madhe e keqqeverisjes së Edi Ramës. Gruaja sot është e papunë, është e braktisur, është e shpërfillur, e përçmuar, është e dhunuar nga vetë shteti’- tha Albana Vokshi, e cila vuri në dukje edhe përgjegjësinë e qeverisë për valën e lartë të emigracionit, që ka ndarë nënat nga fëmijët.

‘Fëmijët tanë e kanë mendjen për të ikur. Nuk duan të rrinë, nuk kanë mundësi arsimimi, sepse kjo qeveri ka rritur tarifat, ka ndryshuar rregullat për maturantët në prag të provimeve, sepse të rinjtë nuk gjejnë dot një punë dhe nuk e zhvillojnë dot biznesin. Një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie është kurbeti. Edi Rama ka kthyer kurbetin, sepse ai do që të sundojë me injorantin, me trafikantin, të cilët i futi edhe në parlament.’- tha zonja Vokshi.

Shumë gra sollën përvojën e tyre  me këtë qeveri, duke e bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për largimet e padrejta nga puna, për mungesën e alternativës, për gjuhën dhe aktet dhunuese të shtetit ndaj grave, për rritjen e kostos së jetesës, pa rritur pagat dhe pensionet. Gratë dhe vajzat theksuan se nuk ndjehen të përfaqësuara nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër.

‘Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por edhe qeverinë. – tha Albana Vokshi. Më 25 prill gratë do të bëjnë ndryshimin. Do të jenë gratë që do të sjellin fitoren e madhe të PD. Do të votoni për alternativën më të mirë me kryeministër Lulzim Bashën, për më shumë punësim, për paga e pensione më të larta, që fëmijët tanë t’i mbajmë këtu’- ishte apeli i zonjës Vokshi për gratë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular