BallinaKryesoreLagjia fantazmë/Nga Uran Sinani

Lagjia fantazmë/Nga Uran Sinani

Nga Uran Sinani
Lagjia fantazmë

Tirana është metropoli i Shqipërisë dhe magnet për çdonjërin që kerkon ta ndërtojë të ardhmen këtu.
Zona e Unazë – Astir është një fragment kaotik në kryeqytetin e vendit.
Meqë ka pasur çmime relativisht të përballueshme ka tërhequr kryesisht shtresën e mesme dhe studentët.
Pikërisht kjo zonë ka infrastrukturën më të dobët të Tiranës edhe pse është lagje e re.
Në përgjithësi ndërtesat shumëkatëshe janë cilësore, por rrugët brenda tyre janë të gjitha të pa rregulluara, këndet e lojrave për fëmijë, miniparqe dhe stola për të moshuarit mungojnë.
Pyetja thelbësore mbetet:
Si mund te jetohet në një vend ku mungon gjithçka ?
Me një popullsi prej 50 mijë banorësh nuk kemi asnjë shërbim komunitar, social, kulturor, rinor apo shoqëror.
Si mund të paguash taksë shtesë për arsimin kur nuk të sheh syri një shkollë… !?
Nuk egziston asnjë çerdhe, kopësht apo shkollë publike.
Do ishte luks të flisnim për qendra kulturore për fëmijë apo të rinj.
Qendra multifunksionale do tërhiqte të rinjtë drejt arsimit, kulturës dhe sportit duke i larguar nga rruga.
Nuk kemi një poliklinika, por një ambulancë me tre mjekë.
Paguajmë taksa për shërbime që nuk i marrim si uji pusit që e marrim me orar dhe e paguajme për ujë të pijshëm.
Për të shkolluar fëmijët jemi të detyruar të rregjistrohemi në njesitë e tjera të Tiranës.
Ne janar të vitit 2019 u hapën zyrat e Njësisë 14 dhe u ftuan qytetarët të regjistrojnë gjendjen civile duke premtuar përmirësimin e shërbimeve.
Ky është realiteti i trishtë i kësaj lagje – qytet.
E konsideruar nga qeveria rilindore si një geto experimentale dhe ku ka zbrazur urrejtjen mbi popullin e vetë.
Urrejtje ka mbjellë, urrejtje do të korri më dt 25 prill.
Para pak ditësh, në media u rishfaqën premtimet në 3D të drejtuesit të bashkisë për ndërtim shkollash e rrugësh.
Ku ishit për 8 vite babëziqeveritar ?
Çfarë ke bërë për 6 vite i pandehur kryetar bashkie ?
Keni harruar ?
Po ju kujtoj se drejtonit fadromat, tritolin dhe autoblindat mbi këtë lagje.
E pra, krisma nuk do ketë, vota po.
Kundër jush sigurisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular